-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 22:21|
Ata i thanë: "E Cezarit'. Atëherë ai u tha atyre: "Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë'.
-
22
|Mateo 22:22|
Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
-
23
|Mateo 22:23|
Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
-
24
|Mateo 22:24|
duke thënë: "Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t´i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
-
25
|Mateo 22:25|
Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
-
26
|Mateo 22:26|
Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
-
27
|Mateo 22:27|
Në fund vdiq edhe gruaja.
-
28
|Mateo 22:28|
Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja'.
-
29
|Mateo 22:29|
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: "Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
-
30
|Mateo 22:30|
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16