-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Mateo 14:8|
Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: "Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit'.
-
9
|Mateo 14:9|
Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t´ia japin.
-
10
|Mateo 14:10|
Kështu dërgoi dikë për t´i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
-
11
|Mateo 14:11|
dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s´ëmës.
-
12
|Mateo 14:12|
Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.
-
13
|Mateo 14:13|
Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.
-
14
|Mateo 14:14|
Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
-
15
|Mateo 14:15|
Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: "Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime'.
-
16
|Mateo 14:16|
Por Jezusi u tha atyre: "Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë'.
-
17
|Mateo 14:17|
Dhe ata i thanë: "Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3