-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
36
|Mateo 13:36|
Atëherë Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye në shtëpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanë: "Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë'.
-
37
|Mateo 13:37|
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.
-
38
|Mateo 13:38|
Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut,
-
39
|Mateo 13:39|
dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt.
-
40
|Mateo 13:40|
Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës.
-
41
|Mateo 13:41|
Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,
-
42
|Mateo 13:42|
dhe do t´i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.
-
43
|Mateo 13:43|
Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!'.
-
44
|Mateo 13:44|
'Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
-
45
|Mateo 13:45|
Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3