-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Mateo 13:16|
Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.
-
17
|Mateo 13:17|
Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t´i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t´i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!
-
18
|Mateo 13:18|
Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.
-
19
|Mateo 13:19|
Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.
-
20
|Mateo 13:20|
Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;
-
21
|Mateo 13:21|
por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.
-
22
|Mateo 13:22|
Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.
-
23
|Mateo 13:23|
Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.
-
24
|Mateo 13:24|
Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: "Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.
-
25
|Mateo 13:25|
Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3