-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
46
|Mateo 12:46|
Ndërsa ai vazhdonte t´u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.
-
47
|Mateo 12:47|
Dhe dikush i tha: "Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty'.
-
48
|Mateo 12:48|
Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: "Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?'.
-
49
|Mateo 12:49|
E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: "Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
-
50
|Mateo 12:50|
Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë'.
-
1
|Mateo 13:1|
Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.
-
2
|Mateo 13:2|
Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
-
3
|Mateo 13:3|
Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: "Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
-
4
|Mateo 13:4|
Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
-
5
|Mateo 13:5|
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3