-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Mateo 12:16|
dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
-
17
|Mateo 12:17|
me qëllim që të përmbushej ç´ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
-
18
|Mateo 12:18|
'Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t´u shpall drejtësinë popujve.
-
19
|Mateo 12:19|
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t´ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
-
20
|Mateo 12:20|
Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
-
21
|Mateo 12:21|
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij'.
-
22
|Mateo 12:22|
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
-
23
|Mateo 12:23|
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: "A mos është ky i Biri i Davidit?'.
-
24
|Mateo 12:24|
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: "Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve'.
-
25
|Mateo 12:25|
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: "Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3