-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 12:6|
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
-
7
|Mateo 12:7|
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
-
8
|Mateo 12:8|
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës'.
-
9
|Mateo 12:9|
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
-
10
|Mateo 12:10|
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: "A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?'.
-
11
|Mateo 12:11|
Dhe ai u tha atyre: "A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
-
12
|Mateo 12:12|
E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?'.
-
13
|Mateo 12:13|
Atëherë ai i tha atij burri: "Shtrije dorën tënde!'. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
-
14
|Mateo 12:14|
Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
-
15
|Mateo 12:15|
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3