-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 11:6|
Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!'.
-
7
|Mateo 11:7|
Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t´u thotë turmave për Gjonin: "Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
-
8
|Mateo 11:8|
Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
-
9
|Mateo 11:9|
Atëherë, pra, ç´dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
-
10
|Mateo 11:10|
Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".
-
11
|Mateo 11:11|
Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.
-
12
|Mateo 11:12|
Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.
-
13
|Mateo 11:13|
Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.
-
14
|Mateo 11:14|
Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.
-
15
|Mateo 11:15|
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3