-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Mateo 10:18|
Dhe do t´ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.
-
19
|Mateo 10:19|
Dhe, kur t´ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t´ju jepet se çfarë duhet të thoni;
-
20
|Mateo 10:20|
sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.
-
21
|Mateo 10:21|
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t´i vrasin.
-
22
|Mateo 10:22|
Dhe të gjithë do t´ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.
-
23
|Mateo 10:23|
Por kur do t´ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.
-
24
|Mateo 10:24|
Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.
-
25
|Mateo 10:25|
I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t´i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
-
26
|Mateo 10:26|
Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.
-
27
|Mateo 10:27|
Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3