-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Mateo 10:28|
Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t´ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.
-
29
|Mateo 10:29|
A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.
-
30
|Mateo 10:30|
Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.
-
31
|Mateo 10:31|
Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.
-
32
|Mateo 10:32|
Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.
-
33
|Mateo 10:33|
Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej'.
-
34
|Mateo 10:34|
'Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.
-
35
|Mateo 10:35|
Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,
-
36
|Mateo 10:36|
dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.
-
37
|Mateo 10:37|
Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3