-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 13:6|
por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s´kishte rrënjë.
-
7
|Mateo 13:7|
Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.
-
8
|Mateo 13:8|
Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.
-
9
|Mateo 13:9|
Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!'.
-
10
|Mateo 13:10|
Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: "Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?'.
-
11
|Mateo 13:11|
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.
-
12
|Mateo 13:12|
Sepse atij që ka, do t´i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t´i merret edhe ajo që ka.
-
13
|Mateo 13:13|
Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.
-
14
|Mateo 13:14|
Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.
-
15
|Mateo 13:15|
Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t´i shëroj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 1-3