-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Mateo 22:13|
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
-
14
|Mateo 22:14|
Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur'.
-
15
|Mateo 22:15|
Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.
-
16
|Mateo 22:16|
Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t´i thënë: "Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
-
17
|Mateo 22:17|
Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t´i paguhet taksa Cezarit apo jo?'.
-
18
|Mateo 22:18|
Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: "Pse më tundoni, o hipokritë?
-
19
|Mateo 22:19|
Më tregoni monedhën e taksës'. Atëherë ata i treguan një denar.
-
20
|Mateo 22:20|
Dhe ai u tha atyre: "E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?'.
-
21
|Mateo 22:21|
Ata i thanë: "E Cezarit'. Atëherë ai u tha atyre: "Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë'.
-
22
|Mateo 22:22|
Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34