-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
43
|Mateo 22:43|
Ai u tha atyre: "Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
-
44
|Mateo 22:44|
"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t´i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
-
45
|Mateo 22:45|
Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?'.
-
46
|Mateo 22:46|
Por asnjë nuk ishte në gjendje t´i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
-
1
|Mateo 23:1|
Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,
-
2
|Mateo 23:2|
duke thënë: "Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.
-
3
|Mateo 23:3|
Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t´ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.
-
4
|Mateo 23:4|
Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.
-
5
|Mateo 23:5|
Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t´u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.
-
6
|Mateo 23:6|
Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34