-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Mateo 23:7|
si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.
-
8
|Mateo 23:8|
Por ju mos lejoni që t´ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.
-
9
|Mateo 23:9|
Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.
-
10
|Mateo 23:10|
As mos lejoni që t´ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.
-
11
|Mateo 23:11|
Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.
-
12
|Mateo 23:12|
Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.
-
13
|Mateo 23:13|
Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.
-
14
|Mateo 23:14|
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.
-
15
|Mateo 23:15|
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!
-
16
|Mateo 23:16|
Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s´është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34