-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Mateo 23:27|
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.
-
28
|Mateo 23:28|
Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
-
29
|Mateo 23:29|
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,
-
30
|Mateo 23:30|
dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".
-
31
|Mateo 23:31|
Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.
-
32
|Mateo 23:32|
Ju e kaloni masën e etërve tuaj!
-
33
|Mateo 23:33|
O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t´i shpëtoni gjykimit të Gehenas?
-
34
|Mateo 23:34|
Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t´i vritni dhe do t´i kryqëzoni, disa të tjerë do t´i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t´i persekutoni nga një qytet në tjetrin,
-
35
|Mateo 23:35|
që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.
-
36
|Mateo 23:36|
Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34