-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Mateo 24:18|
dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.
-
19
|Mateo 24:19|
Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t´u japin gji fëmijëve në ato ditë!
-
20
|Mateo 24:20|
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,
-
21
|Mateo 24:21|
sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!
-
22
|Mateo 24:22|
Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.
-
23
|Mateo 24:23|
Atëherë, në qoftë se dikush do t´ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.
-
24
|Mateo 24:24|
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t´i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
-
25
|Mateo 24:25|
Ja, unë ju paralajmërova.
-
26
|Mateo 24:26|
Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.
-
27
|Mateo 24:27|
Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34