-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Mateo 23:17|
Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?
-
18
|Mateo 23:18|
Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s´është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".
-
19
|Mateo 23:19|
Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?
-
20
|Mateo 23:20|
Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!
-
21
|Mateo 23:21|
Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.
-
22
|Mateo 23:22|
Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.
-
23
|Mateo 23:23|
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t´i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.
-
24
|Mateo 23:24|
Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!
-
25
|Mateo 23:25|
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.
-
26
|Mateo 23:26|
Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 33-34