- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Génesis 37:1|
									Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Génesis 37:2|
									Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait  të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për  namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Génesis 37:3|
									Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Génesis 37:4|
									Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t´i flisnin në mënyrë miqësore.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Génesis 37:5|
									Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Génesis 37:6|
									Ai u tha atyre: "Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Génesis 37:7|
									Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Génesis 37:8|
									Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Génesis 37:9|
									Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Génesis 37:10|
									Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç´kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18