-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Génesis 37:21|
Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".
-
22
|Génesis 37:22|
Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t´ia shpënë të atit.
-
23
|Génesis 37:23|
Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;
-
24
|Génesis 37:24|
pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.
-
25
|Génesis 37:25|
Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t´i çuar në Egjipt.
-
26
|Génesis 37:26|
Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç´dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?
-
27
|Génesis 37:27|
Ejani, t´ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.
-
28
|Génesis 37:28|
Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.
-
29
|Génesis 37:29|
Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.
-
30
|Génesis 37:30|
Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19