-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Génesis 37:11|
Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.
-
12
|Génesis 37:12|
Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.
-
13
|Génesis 37:13|
Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
-
14
|Génesis 37:14|
Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.
-
15
|Génesis 37:15|
Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".
-
16
|Génesis 37:16|
Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".
-
17
|Génesis 37:17|
Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: "Të shkojmë në Dothan"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.
-
18
|Génesis 37:18|
Ata e panë së largu, dhe para se t´u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.
-
19
|Génesis 37:19|
Dhe i thanë njëri tjetrit: "Ja ku po vjen ëndërruesi!
-
20
|Génesis 37:20|
Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç´përfundim do të kenë ëndërrat e tij".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13