-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Génesis 42:18|
Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
-
19
|Génesis 42:19|
Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t´u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;
-
20
|Génesis 42:20|
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu.
-
21
|Génesis 42:21|
Atëherë i thonin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi".
-
22
|Génesis 42:22|
Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".
-
23
|Génesis 42:23|
Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.
-
24
|Génesis 42:24|
Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.
-
25
|Génesis 42:25|
Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t´u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.
-
26
|Génesis 42:26|
Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.
-
27
|Génesis 42:27|
Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t´i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 11-13