-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Génesis 42:28|
kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m´u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç´është vallë kjo që na bëri Perëndia?".
-
29
|Génesis 42:29|
Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:
-
30
|Génesis 42:30|
"Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.
-
31
|Génesis 42:31|
Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;
-
32
|Génesis 42:32|
jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".
-
33
|Génesis 42:33|
Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;
-
34
|Génesis 42:34|
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t´ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".
-
35
|Génesis 42:35|
Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika.
-
36
|Génesis 42:36|
Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!".
-
37
|Génesis 42:37|
Rubeni i tha të atit: "Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 11-13