-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Génesis 43:20|
"Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;
-
21
|Génesis 43:21|
dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.
-
22
|Génesis 43:22|
Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t´i ketë vënë paratë tona në trastat tona".
-
23
|Génesis 43:23|
Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.
-
24
|Génesis 43:24|
Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.
-
25
|Génesis 43:25|
Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.
-
26
|Génesis 43:26|
Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.
-
27
|Génesis 43:27|
Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?".
-
28
|Génesis 43:28|
Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.
-
29
|Génesis 43:29|
Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13