-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Génesis 25:22|
Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.
-
23
|Génesis 25:23|
Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t´i shërbejë më të voglit".
-
24
|Génesis 25:24|
Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.
-
25
|Génesis 25:25|
Dhe i pari që doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.
-
26
|Génesis 25:26|
Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.
-
27
|Génesis 25:27|
Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.
-
28
|Génesis 25:28|
Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.
-
29
|Génesis 25:29|
Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
-
30
|Génesis 25:30|
Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
-
31
|Génesis 25:31|
Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 8-10