-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Génesis 25:32|
Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç´dobi kam nga parëbirnia?".
-
33
|Génesis 25:33|
Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
-
34
|Génesis 25:34|
Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.
-
1
|Génesis 26:1|
Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
-
2
|Génesis 26:2|
Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.
-
3
|Génesis 26:3|
Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,
-
4
|Génesis 26:4|
dhe do t´i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t´u jap atyre tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu,
-
5
|Génesis 26:5|
sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia".
-
6
|Génesis 26:6|
Kështu Isaku qëndroi në Gerar.
-
7
|Génesis 26:7|
Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Éshtë motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Éshtë gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 8-10