-
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Juan 8:24|
Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja'.
-
25
|Juan 8:25|
Atëherë ata i thanë: "Kush je ti?'. Dhe Jezusi u tha atyre: "Pikërisht atë që ju thashë.
-
26
|Juan 8:26|
Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës'.
-
27
|Juan 8:27|
Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
-
28
|Juan 8:28|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
-
29
|Juan 8:29|
Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s´më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë'.
-
30
|Juan 8:30|
Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
-
31
|Juan 8:31|
Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: "Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
-
32
|Juan 8:32|
do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t´ju bëjë të lirë'.
-
33
|Juan 8:33|
Ata iu përgjigjën: "Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s´kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10