-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Juan 21:7|
Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: "Éshtë Zoti'. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.
-
8
|Juan 21:8|
Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.
-
9
|Juan 21:9|
Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.
-
10
|Juan 21:10|
Jezusi u tha atyre: "Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!'.
-
11
|Juan 21:11|
Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
-
12
|Juan 21:12|
Jezusi u tha atyre: "Ejani të hani mëngjes'. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: "Kush je?', duke ditur se ishte Zoti.
-
13
|Juan 21:13|
Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.
-
14
|Juan 21:14|
Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.
-
15
|Juan 21:15|
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: "Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?'. Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua'. Jezusi i tha: "Kulloti qengjat e mi!'.
-
16
|Juan 21:16|
Përsëri e pyeti për të dytën herë: "Simon nga Jona, a më do ti mua?'. Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua'. Jezusi i tha: "Ki kujdes për delet e mia'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10