-
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Juan 19:30|
Kur Jezusi e mori uthullën, tha: "U krye!'. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
-
31
|Juan 19:31|
Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t´u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
-
32
|Juan 19:32|
Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;
-
33
|Juan 19:33|
por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
-
34
|Juan 19:34|
por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.
-
35
|Juan 19:35|
Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
-
36
|Juan 19:36|
Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: "Nuk do t´i thyhet asnjë eshtër'.
-
37
|Juan 19:37|
Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: "Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar'.
-
38
|Juan 19:38|
Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
-
39
|Juan 19:39|
Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7