-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Juan 20:8|
Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.
-
9
|Juan 20:9|
Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.
-
10
|Juan 20:10|
Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.
-
11
|Juan 20:11|
Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,
-
12
|Juan 20:12|
dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit.
-
13
|Juan 20:13|
Ata i thanë: "O grua, pse po qan?'. Ajo u përgjigj atyre: "Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë'.
-
14
|Juan 20:14|
Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.
-
15
|Juan 20:15|
Jezusi i tha: "O grua, pse po qan? Kë kërkon?'. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: "Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr'.
-
16
|Juan 20:16|
Jezusi i tha: "Mari!'. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: "Rabboni!', që do të thotë: Mësues.
-
17
|Juan 20:17|
Jezusi i tha: "Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7