-
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Juan 20:28|
Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perëndia im!'.
-
29
|Juan 20:29|
Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!'.
-
30
|Juan 20:30|
Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.
-
31
|Juan 20:31|
Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
-
1
|Juan 21:1|
Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:
-
2
|Juan 21:2|
Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.
-
3
|Juan 21:3|
Simon Pjetri u tha atyre: "Po shkoj të peshkoj'. Ata i thanë: "Po vijmë edhe ne me ty'. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.
-
4
|Juan 21:4|
Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.
-
5
|Juan 21:5|
Dhe Jezusi u tha atyre: "O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?'. Ata iu përgjigjën: "Jo!'.
-
6
|Juan 21:6|
Dhe ai u tha atyre: "Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni'. E hodhën, pra, dhe s´mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19