-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 1:11|
Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,
-
12
|Juan 1:12|
por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
-
13
|Juan 1:13|
të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.
-
14
|Juan 1:14|
Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.
-
15
|Juan 1:15|
Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: "Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"'.
-
16
|Juan 1:16|
Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir.
-
17
|Juan 1:17|
Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.
-
18
|Juan 1:18|
Askush s´e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t´et, është ai që e ka bërë të njohur.
-
19
|Juan 1:19|
Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: "Kush je ti?'.
-
20
|Juan 1:20|
Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: "Unë nuk jam Krishti'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7