-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Juan 2:10|
dhe i tha: "Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!'.
-
11
|Juan 2:11|
Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.
-
12
|Juan 2:12|
Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
-
13
|Juan 2:13|
Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
-
14
|Juan 2:14|
Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;
-
15
|Juan 2:15|
dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
-
16
|Juan 2:16|
dhe shitësve të pëllumbave u tha: "Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!'.
-
17
|Juan 2:17|
Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: "Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!'.
-
18
|Juan 2:18|
Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: "Ç´shenjë na tregon se i bën këto gjëra?'.
-
19
|Juan 2:19|
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7