-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Juan 1:41|
Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: "E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"';
-
42
|Juan 1:42|
dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: "Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë: "gur"'.
-
43
|Juan 1:43|
Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha: "Ndiqmë!'.
-
44
|Juan 1:44|
Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.
-
45
|Juan 1:45|
Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: "E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!'.
-
46
|Juan 1:46|
Dhe Natanaeli i tha: "A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?'. Filipi i tha: "Eja e shih!'.
-
47
|Juan 1:47|
Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: "Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s´ka mashtrim'.
-
48
|Juan 1:48|
Natanaeli i tha: "Nga më njeh?'. Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi'.
-
49
|Juan 1:49|
Natanaeli duke iu përgjigjur tha: "Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!'.
-
50
|Juan 1:50|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7