-
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Juan 1:51|
Pastaj i tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut'.
-
1
|Juan 2:1|
Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.
-
2
|Juan 2:2|
Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.
-
3
|Juan 2:3|
Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: "Nuk kanë më verë!'.
-
4
|Juan 2:4|
Jezusi i tha: "Ç´ke me mua, o grua? Ora ime s´ka ardhur akoma!'.
-
5
|Juan 2:5|
Nëna e tij u tha shërbëtorëve: "Bëni gjithçka që ai t´ju thotë!'.
-
6
|Juan 2:6|
Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
-
7
|Juan 2:7|
Jezusi u tha: "Mbushni enët me ujë!'. Dhe ata i mbushën deri në grykë.
-
8
|Juan 2:8|
Pastaj u tha: "Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës'. Dhe ata ia çuan.
-
9
|Juan 2:9|
Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10