-
-
Bibla Shqiptare
-
-
40
|Juan 18:40|
Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: "Jo këtë, por Barabanë!'. Por Baraba ishte një kusar.
-
1
|Juan 19:1|
Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.
-
2
|Juan 19:2|
Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
-
3
|Juan 19:3|
dhe thoshnin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve'; dhe i binin me shuplaka.
-
4
|Juan 19:4|
Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: "Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj'.
-
5
|Juan 19:5|
Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: "Ja njeriu!'.
-
6
|Juan 19:6|
Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: "Kryqëzoje, kryqëzoje!'. Pilati u tha atyre: "Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj'.
-
7
|Juan 19:7|
Judenjtë iu përgjigjën: "Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë'.
-
8
|Juan 19:8|
Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;
-
9
|Juan 19:9|
dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: "Nga je ti?'. Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7