-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Juan 18:10|
Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë; dhe ai shërbëtor quhej Malk.
-
11
|Juan 18:11|
Por Jezusi i tha Pjetrit: "Fute shpatën tënde në mill; a nuk do ta pi unë kupën që më ka dhënë Ati?'.
-
12
|Juan 18:12|
Atëherë grupi i ushtarëve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapën Jezusin dhe e lidhën.
-
13
|Juan 18:13|
E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti.
-
14
|Juan 18:14|
Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.
-
15
|Juan 18:15|
Por Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin në oborrin e kryepriftit.
-
16
|Juan 18:16|
Por Pjetri mbeti përjashta te dera. Atëherë dishepulli tjetër, që ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bëri të hyjë Pjetri.
-
17
|Juan 18:17|
Dhe shërbëtorja portiere i tha Pjetrit: "Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?'. Ai u përgjigj: "Nuk jam'.
-
18
|Juan 18:18|
Ndërkaq shërbëtorët dhe rojat ndezën një zjarr me qymyr dhe qëndronin në këmbë e ngroheshin, sepse bënte ftohtë; edhe Pjetri qëndronte në këmbë me ta dhe ngrohej.
-
19
|Juan 18:19|
Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10