-
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Juan 17:26|
Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta'.
-
1
|Juan 18:1|
Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.
-
2
|Juan 18:2|
Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej atje me dishepujt e tij.
-
3
|Juan 18:3|
Atëherë Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e dërguara nga krerët e priftërinjve dhe nga farisenjtë, erdhi atje me fenerë, pishtarë dhe me armë.
-
4
|Juan 18:4|
Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t´i ndodhte, doli dhe i pyeti: "Kë kërkoni?'.
-
5
|Juan 18:5|
Ata iu përgjigjën: "Jezusin Nazareas'. Jezusi u tha atyre: "Unë jam!'. Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
-
6
|Juan 18:6|
Sapo ai u tha atyre: "Unë jam', ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.
-
7
|Juan 18:7|
Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: "Kë kërkoni?'. Ata thanë: "Jezusin Nazareas'.
-
8
|Juan 18:8|
Jezusi u përgjigj: "Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë';
-
9
|Juan 18:9|
që të përmbushej fjala që kishte thënë: "Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10