-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Juan 16:29|
Dishepujt e tij i thanë: "Ja, ti tani po flet haptas dhe s´po përdor asnjë shëmbëlltyrë.
-
30
|Juan 16:30|
Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s´ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia'.
-
31
|Juan 16:31|
Jezusi u përgjigj atyre: "A besoni tani?
-
32
|Juan 16:32|
Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.
-
33
|Juan 16:33|
Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!'.
-
1
|Juan 17:1|
Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: "O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,
-
2
|Juan 17:2|
sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t´u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.
-
3
|Juan 17:3|
Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
-
4
|Juan 17:4|
Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.
-
5
|Juan 17:5|
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10