-
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Juan 16:9|
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
-
10
|Juan 16:10|
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
-
11
|Juan 16:11|
për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
-
12
|Juan 16:12|
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t´ju thënë, por ato ende ju nuk mund t´i mbani.
-
13
|Juan 16:13|
Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t´ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t´ju kumtojë gjërat që do vijnë.
-
14
|Juan 16:14|
Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t´jua kumtojë.
-
15
|Juan 16:15|
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t´jua kumtojë.
-
16
|Juan 16:16|
Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati'.
-
17
|Juan 16:17|
Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: "Ç´është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?'.
-
18
|Juan 16:18|
Thoshnin pra: "Ç´është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s´dimë ç´don të thotë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3