-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Juan 15:6|
Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.
-
7
|Juan 15:7|
Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t´ju bëhet.
-
8
|Juan 15:8|
Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
-
9
|Juan 15:9|
Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.
-
10
|Juan 15:10|
Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.
-
11
|Juan 15:11|
Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
-
12
|Juan 15:12|
Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.
-
13
|Juan 15:13|
Askush s´ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
-
14
|Juan 15:14|
Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.
-
15
|Juan 15:15|
Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç´bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10