-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Juan 14:7|
Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë'.
-
8
|Juan 14:8|
Filipi i tha: "Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton'.
-
9
|Juan 14:9|
Jezusi i tha: "Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".
-
10
|Juan 14:10|
A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.
-
11
|Juan 14:11|
Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.
-
12
|Juan 14:12|
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati.
-
13
|Juan 14:13|
Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin.
-
14
|Juan 14:14|
Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj'.
-
15
|Juan 14:15|
'Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
-
16
|Juan 14:16|
Dhe unë do t´i lutem Atit dhe ai do t´ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10