-
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Juan 13:35|
Prej kësaj do t´ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin'.
-
36
|Juan 13:36|
Simon Pjetri i tha: "Zot, ku po shkon?'. Jezusi iu përgjigj: "Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh'.
-
37
|Juan 13:37|
Pjetri i tha: "Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!'.
-
38
|Juan 13:38|
Jezusi iu përgjigj: "Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!'.
-
1
|Juan 14:1|
'Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
-
2
|Juan 14:2|
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t´ju thoja. Unë po shkoj t´ju përgatis një vend.
-
3
|Juan 14:3|
Dhe kur të shkoj e t´ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t´ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
-
4
|Juan 14:4|
Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën'.
-
5
|Juan 14:5|
Thomai i tha: "Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?'
-
6
|Juan 14:6|
Jezusi i tha: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10