-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Juan 13:5|
Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t´ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
-
6
|Juan 13:6|
Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: "Zot, ti të m´ilash këmbët mua?'.
-
7
|Juan 13:7|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj'.
-
8
|Juan 13:8|
Pjetri i tha: "Ti kurrë nuk do të m´ilash këmbët'. Jezusi iu përgjigi: "Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua'.
-
9
|Juan 13:9|
Simon Pjetri i tha: "Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën'.
-
10
|Juan 13:10|
Jezusi i tha: "Ai që është i larë, s´ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë'.
-
11
|Juan 13:11|
Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: "Nuk jeni të gjithë të pastër'.
-
12
|Juan 13:12|
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
-
13
|Juan 13:13|
Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
-
14
|Juan 13:14|
Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t´i lani këmbët njëri-tjetrit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10