-
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Juan 12:35|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon'.
-
36
|Juan 12:36|
'Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës'. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
-
37
|Juan 12:37|
Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,
-
38
|Juan 12:38|
që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: "Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?'.
-
39
|Juan 12:39|
Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:
-
40
|Juan 12:40|
'Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj'.
-
41
|Juan 12:41|
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
-
42
|Juan 12:42|
Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
-
43
|Juan 12:43|
sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
-
44
|Juan 12:44|
Pastaj Jezusi thirri dhe tha: "Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10