-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Juan 12:5|
'Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t´u jepej fitimi të varfërve?'.
-
6
|Juan 12:6|
Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç´shtinin atje brenda.
-
7
|Juan 12:7|
Jezusi, pra, tha: "Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
-
8
|Juan 12:8|
Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë'.
-
9
|Juan 12:9|
Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.
-
10
|Juan 12:10|
Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,
-
11
|Juan 12:11|
sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
-
12
|Juan 12:12|
Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,
-
13
|Juan 12:13|
mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: "Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!'.
-
14
|Juan 12:14|
Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10