-
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Juan 11:32|
Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: "Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur'.
-
33
|Juan 11:33|
Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,
-
34
|Juan 11:34|
dhe tha: "Ku e keni vënë?'. Ata i thanë: "Zot, eja e shih!'.
-
35
|Juan 11:35|
Jezusi qau.
-
36
|Juan 11:36|
Atëherë Judenjtë thanë: "Shih, sa e donte!'.
-
37
|Juan 11:37|
Por disa nga ata thanë: "Ky, që i hapi sytë të verbërit, s´mund të bënte që ky të mos vdiste?".
-
38
|Juan 11:38|
Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
-
39
|Juan 11:39|
Jezusi tha: "Hiqni gurin!'. Marta, motra e të vdekurit, i tha: "Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh'.
-
40
|Juan 11:40|
Jezusi i tha: "A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?'.
-
41
|Juan 11:41|
Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: "O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10