-
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Juan 12:25|
Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
-
26
|Juan 12:26|
Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.
-
27
|Juan 12:27|
Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
-
28
|Juan 12:28|
O Atë, përlëvdo emrin tënd!' Atëherë një zë erdhi nga qielli: "E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!'.
-
29
|Juan 12:29|
Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: "Një engjëll i ka folur!'.
-
30
|Juan 12:30|
Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: "Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
-
31
|Juan 12:31|
Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!
-
32
|Juan 12:32|
Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t´i tërheq të gjithë tek unë'.
-
33
|Juan 12:33|
Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç´lloj vdekje duhet të vdiste.
-
34
|Juan 12:34|
Turma iu përgjigj: "Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10