-
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Juan 18:20|
Jezusi iu përgjigj: "Unë i kam folur haptas botës; gjithmonë kam mësuar në sinagogë e në tempull, ku mblidhen të gjithë Judenjtë, dhe s´kam thënë asgjë në fshehtësi.
-
21
|Juan 18:21|
Përse më pyet mua? Pyet ata që kanë dëgjuar ç´u kam thënë atyre; ja, ata i dinë gjërat që kam thënë'.
-
22
|Juan 18:22|
Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: "Kështu i përgjigjesh kryepriftit?'.
-
23
|Juan 18:23|
Jezusi i tha: "Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?'.
-
24
|Juan 18:24|
Atëherë Ana e dërgoi të lidhur te Kajafa, kryeprifti.
-
25
|Juan 18:25|
Ndërkaq Simon Pjetri qëndronte aty e ngrohej. I thanë, pra: "Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?'. Ai e mohoi dhe tha: "Nuk jam'.
-
26
|Juan 18:26|
Por një nga shërbëtorët e kryepriftit, farefisi i atij, të cilit Pjetri ia kishte prerë veshin, tha: "A s´të pashë në kopsht me të?'.
-
27
|Juan 18:27|
Dhe Pjetri e mohoi sërish, dhe menjëherë këndoi gjeli.
-
28
|Juan 18:28|
Pastaj nga Kajafa e çuan Jezusin në pretorium; ishte mëngjes herët. Por ata nuk hynë në pretorium, që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin Pashkën.
-
29
|Juan 18:29|
Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: "Ç´padi sillni kundër këtij njeriu?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7