-
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Juan 18:30|
Ata u përgjigjën dhe i thanë: "Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar'.
-
31
|Juan 18:31|
Atëherë Pilati u tha atyre: "Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj' Por Judenjtë i thanë: "Neve nuk na lejohet të vrasim njeri'.
-
32
|Juan 18:32|
Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thënë Jezusi, kur kishte thënë se me ç´vdekje duhej të vdiste.
-
33
|Juan 18:33|
Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: "A je ti mbreti i Judenjve?'.
-
34
|Juan 18:34|
Jezusi iu përgjigj: "E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?'.
-
35
|Juan 18:35|
Pilati iu përgjigj: "Jam unë vallë Jude? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë; çfarë ke bërë?'.
-
36
|Juan 18:36|
Jezusi u përgjigj: "Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej'.
-
37
|Juan 18:37|
Atëherë Pilati i tha: "Ti, pra, qenke mbret?'. Jezusi u përgjigj: "Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim'.
-
38
|Juan 18:38|
Pilati e pyeti: "Ç´është e vërteta?'. Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: "Unë nuk po gjej në të asnjë faj!
-
39
|Juan 18:39|
Por ndër ju është zakon që unë t´ju liroj dikë për Pashkë; a doni, pra, që t´ju liroj mbretin e Judenjve?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7