-
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Juan 9:5|
Derisa jam në botë, unë jam drita e botës'.
-
6
|Juan 9:6|
Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
-
7
|Juan 9:7|
Pastaj i tha: "Shko, lahu në pellgun e Siloamit' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.
-
8
|Juan 9:8|
Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: "A s´është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?'.
-
9
|Juan 9:9|
Disa thoshnin: "Ai është'. Të tjerë: "I përngjan atij'. Dhe ai thoshte: "Unë jam'.
-
10
|Juan 9:10|
I thanë pra: "Si të janë hapur sytë?'.
-
11
|Juan 9:11|
Ai u përgjigj dhe tha: "Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m´ileu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m´u kthye drita e syve'.
-
12
|Juan 9:12|
Dhe ata i thanë: "Ku është ai?'. Ai u përgjigj: "Nuk e di'.
-
13
|Juan 9:13|
Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
-
14
|Juan 9:14|
Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10